Connect with us

Kronike

Të dy të droguar/ Bënin manovra të rrezikshme rrugëve të Tiranës me makinë, arrestohen të rinjtë

Vazhdojnë kontrollet në qytetin e Tiranës, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë dy të rinj që drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Dy të rinjtë shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 19 vjeç të cilët po bënin manovra të gabuara me automjetin e tyre, janë ndaluar dhe pas testit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy ishin në efektin e lëndëve narkotike. Deri më tani ka shkuar në 32 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement