Connect with us

Rajon

TE ERDHI FUNDI VUÇIÇ/ Media franceze për protestat në Serbi: Regjimi po tronditet, evropianët heshtin

“Që nga vjeshta, pushteti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq po përballet me një valë protestash të përmasave të paprecedenta, në të cilat janë përzier disa lloje zemërimi” – keshtu shkruan portali francez Mediapart, duke vlerësuar se “regjimi autoritar është tronditur kurse evropianët heshtin”, duke konstatuar se “Kjo është e paprecedentë që nga rënia e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000”

Media kujton se ne dimrin e vitit 1996-1997, regjimi i Sllobodan Millosheviqit donte të anulonte rezultatet e zgjedhjeve në të cilat opozita fitoi, gje qe shkaktoi një valë revoltash që tronditen të gjithë shoqërinë serbe. Pas dy muajsh demonstrata të përditshme, megjithë represionin dhe të ftohtin e acartë që ra në Ballkan, qeveria më në fund u dorëzua, kurse kete vit protestat nisen prej skandalit qe u shkaktua nga shembja e tendës së stacionit hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor, ku humbën jetën 15 persona. Mediapart shkruan se stacioni, i cili u rinovua nga një kompani kineze, u hap disa muaj më parë me bujë të madhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

Qeveria serbe e ka trajtuar prej kohësh lëvizjen e protestuesve me përbuzje, teksa kryeministri aktual Millosh Vuçeviç ka denuar sic u shpreh ai, përpjekjen për “destabilizimin politik” të planifikuar nga “fuqitë e huaja armiqësore ndaj Serbisë”, identitetin e të cilëve nuk e specifikoi. Kurse presidenti Vucic pati një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

“Megjithëse regjimi serb mund të llogarisë në mbështetjen e Moskës, ai vështirë se është i ndjeshëm ndaj ndonjë presioni nga Perëndimi. Përfaqësuesit e vendeve evropiane në Beograd kanë qenë jashtëzakonisht të matur që nga fillimi i valës së protestave” – shkruhet te uebfaqja francize, e cila kujton se Serbia vazhdon të luajë një akt balancues delikat, duke demonstruar përkushtimin e saj evropian ndërsa refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Nga ky pozicion në dukje i pakëndshëm deri më tani ka përfituar vetëm Vucic teksa per çështje të ndjeshme si Kosova, evropianët mbështesin qëllimisht Serbinë nga frika se mos shkojnë shumë larg në anën e Moskës” – shkruan media franceze e cila gjithashtu ka thksuar se “Një arsye tjetër e protestës është kundërshtimi ndaj shfrytëzimit të minierave te litiumit. Gjermania ka llogaritur jo pa cinizëm edhe në autoritarizmin e regjimit serb për të imponuar hapjen e këtyre minierave, por nuk është e sigurt që ky bast do të fitohet. Fermerët që refuzojnë të largohen nga zonat minerare, tani po protestojnë me pëllëmbët e përgjakur bashke me studentet”.

Advertisement