Politike
Të gjendet spiuni, gjallë a vdekur
Kuvendi i hapi rrugë verifikimit të tij si i dyshuar si spiun, Meta: Mbrëmë isha në një festë, emaili anonim ‘mbarsi malin dhe polli një mi mbrëmë’
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë duke festuar mbrëmjen e djeshme teksa në Kuvend u votua pro hapjes së dosjeve, çka çon edhe në verifikimin e tij nëse ka qenë spiun i ish-sigurimit.
“Ligji që kanë bërë këtë mbrëmë. U mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars më 25 korrik me një e-mail anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes natës, më kanë thënë se unë kam qenë në një festë familjare të një miku dhe meqë nuk i dalin dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për ti përmirësuar frymëmarrjen për betejat që i vijnë përpara. Rezultati i Partisë së Lirisë do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet, kontributi i PL do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatëve kundër të gjithë kandidateve rilindas që kanë treguar sesi e kanë shkatërruar shërbimet ndaj qytetarëve”, tha Meta.