Kosova
Të gjithë derrat një turi kanë, në Serbi e dinë se njerëz që të luftojnë për Kosovën
Kryetari i Forumit Civil Demokratik në Serbi, Zoran Vuletiç, në një intervistë për gazetën platformën “The Geopost”, duke folur lidhur me deklaratën e avokatit serb, Sead Spahoviç se Serbia nuk ka ushtri dhe nuk është e gatshme të futet në Kosovë, deklaroi se politikanët në Serbi e kanë të qartë se shteti serb “nuk ka ushtri që do të luftonte për Kosovën” dhe arsye shtesë është “fakti i përhershëm” që “Serbia i humbi të gjitha luftërat e viteve 1990”.
“Unë vetëm do të shtoja se një arsye më tepër për këtë është sepse është e qartë për të gjithë në Serbi se Serbia i humbi të gjitha luftërat e viteve 1990 dhe veçanërisht për të gjithë politikanët është njëlloj e qartë se Serbia e humbi Kosovën në luftën e vitit 1999 dhe se ky është një fakt i përhershëm” – deklaroi Vuletiç duke theksuar: –
“Në Serbi ka një dyfytyrësi politike në të dyja anët, pushtet dhe opozitë, që gënjejnë dhe manipulojnë popullin serb, në radhë të parë për t’i mbajtur peng, sikurse komunitetin serb në Kosovë, ashtu edhe qytetarët në Serbi”
Sipas tij gjithashtu, elita politike në Serbi përbëhet kryesisht nga njerëz që përjetuan disfatë politike, ekonomike, ushtarake dhe morale në vitet ’90.
Ai kritikoi edhe opozitën serbe që “nuk tha asnjë fjalë” për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, madje as pas thirrjeve të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare që përgjegjësit për terrorizëm të dalin para drejtësisë.
Më herët, Zoran Vuletiç, në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” deklaroi se në mungesë të një grupi unik opozitar në politikën serbe që do ta pranonte realitetin në Kosovë sipas vijave të përcaktuara në vitit 2008, diplomatët perëndimorë tani janë të detyruar t’i referohen presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, posaçërisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Pritshmëria që Vuçiç do të kontribuojë në “normalizimin e marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është konsideruar nga njohës të shumtë të politikave ballkanike si një ndër arsyet kryesore pse autoritetet aktuale në Serbi gëzojnë mbështetjen perëndimore. Por ka edhe një faktor tjetër që është skena politike në Serbi, ku mungon një opozitë e fortë pro-pavarësisë së Kosovës.
“Nëqoftëse do të ishte e kundërta, perëndimi do të kishte një bashkëbisedues tjetër në Serbi përveç Vuçiçit. Po pse është ai në këtë pozitë? Sepse nuk kemi një grup të vetëm parlamentar opozitar që do të pranonte planin perëndimor dhe realitetin në Kosovë dhe që do të kërkonte vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë” – nënvizoi politikani liberal serb.
Në këtë drejtim, shumë analistë të huaj konsiderojnë që shpresat e bashkësisë perëndimore se perspektiva evropiane e Serbisë do ta shtynte Vuçiçin që ti përmbahet normave demokratike në vend dhe të frenohet në minimin që ai i bën vazhdueshëm shteteve fqinje, tashmë janë thyer. Serbia vazhdon të marshojë sipas një daulleje krejt tjetër nga pjesa tjetër e kontinentit evropian.