Connect with us

Bota

“Të gjithë militantët…”/ Netanyahu: Po përgatitemi për ofensivën tokësore

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë për shtyp në Tel Aviv, tha se po përgatiten për një pushtim tokësor. Ai tha se trupat izraelite tashmë kanë eliminuar mijëra terroristë dhe tha se të gjithë militantët e Hamasit janë të dënuar.

Netanyahu nuk pranoi të japë detaje nga ofensiva tokësore, duke thënë se ato nuk janë të njohura nga publiku dhe kështu duhet të jenë, raporton SkyNews.

“Dua ta bëj shumë të qartë se koha e funksionimit të IDF-së përcaktohet unanimisht nga kabineti që drejton luftën së bashku me shefin e shtabit të përgjithshëm. Ne punojmë për të siguruar kushtet më të mira optimale për operacionet e tyre të ardhshme.”, tha ai. 

Ai gjithashtu vazhdon t’u bëjë thirrje njerëzve që të evakuohen në jug të Gazës dhe thotë se vendi po i ndihmon qytetarët të marrin armët e tyre personale në mënyrë të kontrolluar.

“Roli im është ta udhëheq këtë vend dhe popullin e tij drejt fitores së të gjithëve mbi armiqtë tanë,” thotë ai.

Advertisement