Connect with us

Bota

Të hënën vendoset/ BE me listën e sanksioneve ndaj Kurtit e Kosovës

Sipas burimeve në Prishtinë, nëse s’do të ketë marrëveshje për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian pritet të marrë vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj palëve në dialog, të hënën e javës që po vjen. Vendimi pritet të merret në takimin e Këshillit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, që do të mblidhet më 26 qershor.

Siç është konfirmuar edhe në agjendën zyrtare të këtij takimi, çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë temë diskutimi, teksa Unioni ka disa ditë që ka propozuar planin e tij tre pikësh, plan I cili përkrahet edhe nga SHBA e NATO, të cilat e konsiderojnë si rrugën më të mire për të deesakluar situaten dhe vazhdimin e dialogut Kosove-Serbi

 

Advertisement