Connect with us

Kosova

Të huajt nuk ndërtojnë shtete, Kosova dimension shtesë i Evropës/ Mesazhi i Robert Cooper

Mesazhet për popullin dhe liderët e Kosovës nga top-diplomati britanik, Robert Cooper, janë inkurajuese për të ardhmen. Optimizmin e tij ai e mbështet tek vullneti i madh i kosovarëve për jetësimin e lirisë.

Cooper mendon se askush nga jashtë nuk i njeh më mirë se popullsia lokale, dëshirat dhe energjitë, si dhe mënyrën e jetesës. Të huajt, sipas tij, nuk mund të ofrojnë vetëm një gjë – të ndërtojnë shtete.

Ai tha se komunitetet e ndryshme në Kosovë, kanë një shans historik për të punuar bashkë, duke i trajtuar me mirëbesim nevojat e njëri-tjetrit, drejt ndërtimit të një shteti që e ka vendin në mesin e shteteve anëtare të Bashkimin Evropian.

Ish-ndërmjetësi britanik në dialog është i vetëdijshëm se në zanatin e diplomacisë nuk ekziston asgjë spektakolare, mahnitëse apo frymëzuese, por zgjidhja është e thjeshtë.

“Problemet si ky janë të lehta – përgjigjet janë të gjitha të qarta: trajtojini njerëzit si të rritur; jepini atyre lirinë maksimale, por edhe përgjegjësinë maksimale; dëgjoni ata dhe ndihmoni komunitetet e ndryshme” – deklaro Cooper duke shtuar se nëse kjo arrihet, suksesi do jetë i garantuar.

“Kosova ka potencial të madh. Të kthesh ëndrrat në realitet nuk është kurrë e lehtë. Përgjegjësia e parë e klasës politike është të jetë e ndershme, të jetë e besueshme dhe të bindë njerëzit që t’i besojnë njëri-tjetrit. Gjithçka duhet të jetë lokale: të huajt nuk mund të ndërtojnë shtete” – theksoi  diplomati i njohur

 

Advertisement