Pinknews
“Të ka dal emri që iu bën qefin të burgosurve”/ Efi Dhedhes reagon sërish: Po më bëni pis

Ish-banorja e Big Brother VIP, Efi Dhedhes ka reaguar së fundmi përmes një Instastory në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi se emri i saj ka dalë në listat e vajzave që zhvillon takime private me të burgosur. Dhedhes është shprehur se askush nuk ka të drejtë të flasë për një person qoftë ky person personazh publik apo jo.
Ajo ka patur edhe një mesazh për komentuesit e saj teksa u shpreh se ata po i prishin postimet me komente të tilla të pavërteta. Sipas saj kjo teme dhe reagimet e komentet e personave të cilët i cilësoi si të mjerë dhe të papunë nuk e prekin fare. Gjithashtu sqaroi në një video tjetër se nesë do kishte qenë ajo inicialet duhet të jenë I. DH dhe jo E. DH pasi emri i saj nuk është Efi por vetëm për instgram.

