Politike
Të krijojë fraksion brenda PD? Basha: S’bëhem kurrë fraksion i Berishës dhe Ramës

Lulzim Basha i është përgjigjur deputetit të PD, Kreshnik Çollakut, i cili ka propozuar që mos të hapet parti e re pas përplasjeve për vulën, por basha të krijojë një fraksion brenda PD. Basha tha se të nuk bëhet kurrë fraksion i Berishës, pasi tij kjo do të thotë të bëhesh edhe fraksion i Ramës.
“Të bëhesh fraksion i Berishës, do të thotë të behsh fraksion i fraksionit të Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë”, tha Basha.
Çollaku ka qenë një prej deputetëve që qëndroi krah Bashës në luftën për vulën e PD, por u rreshtua në grupin e Berishës pasi Apeli iu kaloi vulën e partisë.

