Sport
Të “mahnitur” nga Dani Olmo, “gjigantët” e La Liga kërkojnë me ngulm transferimin e “iberikut”
Prej kohësh tashmë dihet “dashuria” e madhe që bordi i Barcelona ka për “fantazistin” spanjoll, Dani Olmo, me këtë të fundit që, prej 3-sezonesh, është duke shkëlqyer me fanellën e “Demave” të RB Leipzig, në Kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga.
Për këtë arsye, të spanjollët është kthyer në “kusht” transferimin e 25-vjeçarit, sezonin e ardhshëm në Katalunjë, mirëpo problem vijon të mbetet klauzola e lojtarit, me drejtuesit e klubit gjerman që kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro për ta lënë “fantazistin” të shkojë, shifër kjo e pamundur për t’u paguar nga Barça, duke parë dhe problemet financiare të klubit.
Falë cilësive të Olmo bordi i “Katalanasve” kërkon më ngulm transferimin e 25-vjeçarit spanjoll, me këtë të fundit që ua ka bërë të qartë drejtuesve të Leipzig dëshirën e tij për të luajtur në “Camp Nou” dhe për këtë arsye Presidentit Joan Laporta po bën maksimumin për finalizimin e këtij transferimi.