Connect with us

Kosova

TE MBJELLESH FRIKE/ Albin Kurti jep alarmin: Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar sulme të tjera terroriste në Kosovë dhe kryesisht në veri, para dhe pas vitit të ri. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë së Kosovës tha se metodat e Serbisë synojnë të sfidojnë infrastrukturën vitale të Kosovës, të krijojnë incidente ndëretnike dhe të përhapë imazhin e një shteti jo të qëndrueshëm.

“Sulmet mund të realizohen varësisht nga interesat politike të kreut të shtetit serb, tensionet e brendshme dhe protestat opozitare atje. Ato kanë synim cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale dhe incidente ndëretnike dhe krijimin e një imazhi të një vendi jo stabël”, paralajmëroi Kurti.

Po pavarësisht se këto lloj sulmesh janë sfiduese edhe për shtetet e  fuqishme, Kurti tha se janë të përkushtuar ti neutralizojnë.

Kurti gjithashtu akuzoi Milan Radoiçiç se fshihet edhe pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit me mbështetjen e Beogradit. Sipas tij, tanimë Radojçiç nuk mund të organizojë aksione të tipit rus, por ka angazhuar persona të caktuar për aksione të caktuara në veri.

Sipas tij Serbia synon që publiku të humbasë besimin në institucionet e Kosovës, përçarje brenda vendit dhe paqartësi për sulmuesit në opinionin ndërkombëtar.

“Të dhënat që posedojnë institucionet e Kosovës çojnë në përfundimin për përgjegjësi si në vijim; mbrojtja civile, Milan Radioçiçi, elementë të caktuar të shtetit të Serbisë. Përmes sulmeve Serbia po synon që publiku të humbasë besimin në institucionet e Kosovës, të ngrihen hipoteza që synojnë përçarje brenda vendit dhe paqartësi për sulmuesit në opinionin ndërkombëtar” – theksoi Kurti

Advertisement