Connect with us

Aktualitet

“Të mbyt në sekonda, vdiq një 18-vjeçare…”/ Fotoksina shitet pa kriter në Shqipëri

Fenomeni i vetëhelmimit me fotoksinë po shtohet çdo ditë e më shumë në shoqërinë shqiptare.

Sot fotoksina është kthyer në simbolin e vetëvrasjeve. Nisur nga  rastet e fundit të vetëvrasjeve që janë kryer duke përdorur fotoksinën, Fiks Fare kreu një vëzhgim në shumë farmaci bujqësore në Shqipëri. Ku vuri re se ligjin nuk e zbaton asnjëra nga këto subjekte të licencuara për ta tregtuar.

Ligji nr 105 “për mbrojtjen e bimëve” e përcakton qartë se fostoksina është një ‘bar’ me rrezikshmëri të lartë dhe shumë helmues. Rregullat e shitjes së këtij helmi tregojnë se shitja e këtij bari u ndalohet personave që nuk janë pajisur me dëshmi aftësie të veçantë.

Në  ligj thuhet se fotoksina importohet nga subjekte të licensuara, tregtimi i saj kryhet me receteë të lëshuar nga specialisti agronom, ndërsa përdorimi kryhet nga persona të pajisur me dëshmi aftësie të veçantë.

Por asnjë farmaci bujqësore në Durrës apo Tiranë ku u drejtuan gazetarët e Fiks Fare, nuk kërkoi as recetën nga agronomi dhe as dëshminë e veçantë.

Disa ditë më parë një 41 vjeçare i dha fund jetës duke përdorur fotoksinë, po kështu edhe  një adoleshente  nga Kopliku .

Fiksi shkoi në disa farmaci në Koplik, Durrës e  Tiranë ku vërtetoi se fotoksina tregtohet lirshëm në farmacitë bujqësore.

Farmacitë bujqësore në Koplik edhe pas asaj që kishte ndodh me adoleshenten ende e shisnin fotoksinën, por siç shprehen edhe në video tek njerëz madhor apo ” me të njohur”.  Disa nga farmacitë gazetaren e Fiksit e drejtojnë në Shkodër ku e ka më të lehtë për ta blerë , pasi në Koplik situata është pak e nderë në këtë drejtim dhe kanë frikë ta shesin tek persona të panjohur. Ndërsa tek të njohurit edhe pse mund ta blejnë fëmijë apo adoleshentë, mjafton t’u thonë se e ka kërkuar njëri nga prindërit dhe ua japin.

Fiks Fare  e shtriu vëzhgimin edhe  në 14 farmaci bujqësore në Durrës e Tiranë.   Edhe në Durrës fotoksina shitet lirshëm pa asnjë kriter. Gazetarja e kërkon si  qytetare që do fotoksinë për fasule, te gjithë farmacitë  e shesin lirshëm dhe pse nuk lejohet. Madje një farmacist kur e hap tubetin e fotoksinës vendos doreza dhe maskë nga toksiciteti i lartë i ilaçit. E njëjta situatë përsëritet edhe në farmacitë bujqësore të Tiranës ku fillimisht ngurojnë , por më pas gazetarja e Fiksit arrinë ta blejë pa problem. Ajo që u pa tjetër tek farmacitë në Tiranë ishte e dhe mungesa NUIS (Numri Unik i Identifikimit të Subjektit).

Raste e përdorimit të fotoksinës për vetëvrasje në vendin tonë janë të shumta. Mjekët toksikologë e kanë të pamundur të shpëtojnë jetën e të helmuarve për shkak të shpejtësisë së veprimit të këtij preparati. Ndërkohë që në BE ky preparat është i ndaluar.

Farmacitë Bujqësore  në Koplik.

Shitësi – Po kush ta jep fostoksinën.

Fiksi – Pse?

Shitësi – Veç po e gjete në Tiranë me ndonjë shoqëri. Këtu para 4 ditëve ka vdekur një vajzë.

Fiksi – Këtu?

Shitësi – 18 vjeçe prej fostoksinës. Po. Veç me shoqëri se mos u merr me atë punë.

Fiksi – Pse nuk kanë këto dyqanet?

Shitësi – S’kanë të drejtë. Të gjithë kanë por duhet të të njohin, që të japin. Ai ( fostosina ) të mbyt në sekonda dhe është super i rezikshëm. Tre orë vajza 18 vjeçe para 3 ditëve ka vdekur. Të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor në këmbë e kishin dhe nuk kanë dit. Është shumë i rezikshëm. Fostoksinë quhet ai, është një shishe alumini kështu e vogël dhe ka 10 copë brënda. Se kështu i shesin. Nuk ta japin një kokërr në dorë kështu edhe ik.

Fiksi – Po ku e blen atë?

Shitësi – Çdo farmaci bujqësore edhe këtu në dalje pa mbarruar këto rrasat.

Fiksi – Po dhe ajo vajza këtë helmin ( fostoksinë) kishte pirë?

Shitësi – Po, fostoksinën.

Fiksi – Po ku e kishte marrë?

Shitësi – Në dyqan këtu afër.

Fiksi – Ku është dyqani?

Shitësi – Ec mos më çoni mua aty se ma merr mendja ju thotë direkt, që nuk kam.

Fiksi – Po si e paska blerë? Si ja kanë dhënë? A është helm?

Shitësi – Ai është që të mbyt të vdekur. 3 orë afat të jep. Hajde gjeje. Ka folur vetë ajo  (vajza) se ka qenë me gojë ajo. I ka thënë të ëmës si me thënë që e bleva te F….

Fiksi – Këtu? Këtej afër?

Shitësi – Po

Fiksi – Ça thua more?

Shitësi – 100 metra nga këtu. Farmaci bujqësore.

Shitësi – Po. Kanë frikë mos e hanë edhe ata, se vazhdojnë ato hetimet akoma. Nuk lejohet ajo është adoleshente njëherë në fund të fundit. Ajo o jepet moshës tënde.

Fiksi – Ka dhe në Shkodër?

Shitësi – Se këtu është zjarr fare tani. Edhe nëse kanë të thonë jo nuk kam. Në Shkodër nuk ka kështu problemesh. Ku të duash në një farmaci bujqësore.

Fiksi – Po mirë, ka të drejtë kështu ta shesi ( fotoksinën) të lirë?

Shitësi – Po moj, në moshë të madhe madhore po. Ta jep, si me stil po ta jep.

Fiksi – Të kuptoj. Po sa lekë bën ajo?

Shitësi – Ajo duhet të bëj te 2 mijë ( të vjetra) lekëshi.

Fiksi – Po kaq lirë bën ajo?

Shitësi – Po nuk bëjnë jo, por është i tmerrshëm.

Farmaci tjetër bujqësore në Koplik

Fiksi – E tregëtoni?

Shitësi  – Po po. Kam licencë.

Fiksi – Po. Sa kushton?

Shitësi  – Unë e shes me tubet, nuk e shes me kokrra. Ajo ka blerë kokrra.

Fiksi – Ka blerë kokerr vajza?

Shitësi  – Aq sa i duhet. Aq i duhet asaj.Unë shes me tubet dhe shes në ato zona ku e kontrolloj.

Fiksi – Sa kushton?

Shitësi  – Ajo kushto 2 mijë ( të vjetra) një tubet, që ka 10 copë. Po i lirë krejt. Për kujt i mushet mendja është më i lirë që se gjen kund. Mjerë atij që i mbushet mendja.

Fiksi – Gjynah, gjynah vajzë shumë e re.

Farmacitë bujqësore në Durrës e Tiranë ku Fiksi e blen fotoksinën pa problem.

Fiksi – Më jep nja 4 kokrra, si ma tha emrin?

Shitësi  – Fostoksinë? Për çfarë I don?

Fiksi – Për groshë. Sa lekë bën ajo?

Shitësi  – Ajo bën 3 mijë ( të vjera) lekë tubeti 10 copë ka brënda. Mos ke fëmijë?

Fiksi – Jo jo nuk kam kalamaj jo.

Shitësi  – Në qoftëse nuk ke fëmijë, fute pa frikë aty e le sat ë duash, vëri thesin dhe lëre sa të duash.

Farmacia Bujqësore 2

Fiksi – Më jep nja 4 kokrra për groshë.

Shitësi   – 4 jo, por 10 është tubet.

Fiksi – Sa lekë bën ajo?

Shitësi  – 2 mijë ( të vjetra) lekë. Kokërr si aspirinë më e madhe ngjyrë gri.

Fiksi – Ma jep atë komplet.

Farmacia Bujqësore 3

Fiksi – Kam ardhur të marr 1 fishek nga ato si quhen?

Shitësi  – Fostoksinë

Fiksi – Si quhet?

Shitësi  – Fostoksinë.

Fiksi – Sa lekë bën ajo?

Shitësi  – 4 mijë ( të vjetra) lekë.

Fiksi – Po

Shitësi – Në rregull?

Fiksi – Besoj se kryejnë punë keto?

Shitësi  – Po po

Farmacia Bujqësore 4

Fiksi – Më duhet një fishekë, një ilaç si ma tha ai.

Shitësi – Sa të duhet? 1 kokërr, 2 kokrra sa të duhen?

Fiksi – Sa ka ai fisheku?

Shitësi – 10 kokrra. Një kokërr bën 300 ( të vjetra) lekë.

Fiksi – Si e ka emrin?

Shitësi – Fostoksinë, fostoksinë.

Fiksi – Si hapet kjo? Desha dhe 1 bar miu. Ke bar miu?

Shitësi – Po. Shiko kjo hapet shiko këtu.Kapet kjo me pincë. Ja tek i ka kokrrat brënda. 10 kokrra. Ça deshe tjetër ti?

Fiksi – Bar miu. Si ja the emrin ti ksaj?

Shitësi – Fostoksinë.

Fiksi – Po unë e di se është bari I miut fostoksinë?

Shitësi – Jo jo

Fiksi – Po bari I miut si e ka emrin?

Shitësi – Ratinor e ka emrin, ja ku e ka këtu. Nuk është fostoksinë. Fostoksina është kjo.

Farmacia Bujqësore 5

Fiksi –  Po kërkoj për groshën, që i hedh ilaç atyre mizave. Unë e shoh që s’ je farmaci bujqësore, po thash mos ke…

Shitësja-  Eh unë… Jo, jo unë kam, por nuk hap pë rnjë.

Fiksi –  Kam nja një kuintal grosh unë.

Shitësja –  E të marr vesh unë, po ti do me kokrra.

Fiksi – Po nuk e di sa hidhet, prandaj po të pyes.

Shitësja – Unë e kam, po e kam të mbyllur komplet atë.

Fiksi – Po sa lek të bën?

Shitësja – Nuk hapet. Është 15 mijë ( të vjetra). Ka edhe me fishekë. Ndërsa unë s’ e kam me fishekë. E kam me kështu. Fostokskinë është. Unë e kam kështu të mbyllur. Ja. Dhe kjo bën 15 mijë (të vjetra). Kokrra është brenda, kokrrat e fostoksinës janë.

Fiksi – Çfarë firme?

Shitësja – A do të shikosh për firmën. Shiko as unë nuk e di. E kam parasysh se kam shitur nga ata fishekët, po nuk kam më.

Fiksi – Produkt për mbrojtjen e bimëve. Kjo duhet të jetë.

Shitësja – Po kjo mo është, fostoksina. Por që ne nuk e hapim. Është… ( flet në telefon me dikë) Sa janë këto të fostoksinës, sa kokrra kanë brenda? Sa tableta? 30 tableta.

Farmacia Bujqësore 6

Fiksi – Kam marrë 1 kuintal groshë dhe më thanë 2 kokrra njërit dhe 2 kokrra tjetrit.

Shitësi  – Gati t’ju shërbejmë.Atë e di unë, e di unë tani.

Fiksi – Sa I hidhet një thesi?

Shitësi  – 10-15 kilogram, 1 kokërr.

Fiksi – Ta lexoja si përdoret, se mos është kështu helmuese.

Shitësi  – Kjo është ….. ( vendos maskën). Kemi edhe me kutia. Ka 10 jetë ajo kutia.

Fiksi – Sa lekë bën ajo kutia?

Shitësi  – 3 mijë lekë ( të vjetra). Ka 10 kokrra.Largohu një çikë se ky ka…

Fiksi – Po po. Si e kishte emrin ajo?

Shitësi  –  Fostoksinë, fostoksinë.

Fiksi – Aha, po po.

Shitësi  – 3 mijë lekë ( të vjetra), bën kjo, 30 lekë( të vjetra)  bën një kokërr. 5 Kokrra 4.500 lekë ( të vjetra)/TCh

Advertisement