Kosova
Të mërkurën mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri- Kosovë
Të mërkurën në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Për mediat e Kosovës, qeveria atje ka bërë të ditur se në këtë mbledhje priten të nënshkruan 10 marrëveshje.
Më konkretisht, në mbledhjen e së mërkurës pritet të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve.
Marrëveshje tjetër pritet të nënshkruhet në funksion të lehtësimit ë procedurave të kontrollit të produkteve me origjinë jo shtazore. Kontrolle të tilla pritet të kryhen në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit.
Dakordësia për bashkëpunim ndërqeveritar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Është një tjetër marrëveshje e pritshme, ndërsa do të ketë edhe të tjera që përfshijnë bashkëpunimin në fushën kulturore, në fushën e mjekësisë, përfshirë dhe mjekësinë ushtarake. Në mbledhjen e mbajtura deri më tani mes dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale.