Politike
“Të mirat duhet me t’i thënë”/ Pasi qortoi Ermal Dredhën, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

Kryeministri Rama nuk i kurseu batutat me kryebashkiakët demokratë në takimin e zhvilluar sot në Durrës.
Ai iu drejtua kryebashkiakut të Pukës, Rrok Dodaj me fjalët “ demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë”, ndërsa ky i fundit i shprehu shqetësimin për procesin e legalizimeve.
Rrok Dodaj: 6-7 muaj vetëm 14 apo 20 legalizime nga 175 dosje.
Rama: Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë. Ka shumë rëndësi përkushtimi i atij që është në krye. Puka nuk është një zonë me burime njerëzore të pashtershme dhe prapë se prapë rezultatin aty e ka shumë pozitiv dhe e ka te bashkitë që kanë bërë progres.
Kështu që është një tjetër shembull që është çështje përkushtimi dhe vendosje e fokusit nga drejtuesi i bashkisë për ta çuar procesin përpara. Tek fshati, te shtëpitë e fshatit duhet t’i japim më tepër besim po themi kryetarit të bashkive dhe pushteti vendor për faktin se aty mundësia e konflikteve, kur e ka marrë konfirmimin nga bashkia, është shumë e vogël dhe s’mund t’i themi fshatit të presë hartën dixhitale në zonën e Pukës po themi. Ta marrë atë titullin e pronësisë dhe më pas kur të vijë dita të futen në hartën dixhitale.

