Connect with us

Aktualitet

Të ndaluara në vendimin e prodhimit/ A është përdorur Shqipëria si kosh mbeturinash radioaktive?

Pajisja e kobaltoterapisë ka hyrë në Shqipëri në vitin 2017, dhe jo në vitin 2020 apo 2021 siç jemi informuar së fundmi në media. Ishte donacion për ministrinë e Shëndetësisë, qe deri tani është treguar shumë diskrete për të treguar se si kjo pajisje ka arritur deri në QSUNT.

Nga burimet tona kemi konfirmuar faktin që pajisja është donacion i huaj dhe ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2017. Piranjat kanë një informacion paraprak që dhuruesi mund të jetë një agjenci përgjegjëse për rrezatimet dhe jemi duke punuar për identifikimin e plotë.

Pyetjet që lindin natyrshëm janë. Pse duhet të vinte në Shqipëri një pajisje e cila nga vendi i origjinës që ka ardhur nuk përdorej më? Mos vallë është më lirë transporti për në Shqipëri, se sa asgjësimi i saj, sipas proçeduravë për asgjësimin e pajisjeve që përmbajnë lëndë radioaktive në vendin e origjinës?

Ministria e Shëndetësisë, por dhe ish ministrja Manastirliu, duhet të bëjnë transparencë për një çështje kaq sensitive. /Piranjat.al

Advertisement