Connect with us

Kronike

Të nxin jetën 3 vjeçari…Kërcitja me armë komshiut

Ditën e sotme janë bërë publike për mediat detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Jonian Shehu.

Mësohet se fillimisht ka qenë bashkëshortja e të plagosurit e cila është përfshirë në një debat me Shehun.

Sipas saj, djali tre vjeç i familjes Shehu shkaktonte zhurmë, duke shqetësuar djalin e saj dy vjeç, i cili ishte në gjumë.

Më pas, gruaja është ankuar te bashkëshorti i saj, ku është shprehur se komshiu e ka ofenduar.

Në këtë moment dy burrat janë konfliktuar dhe autori ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun.

Plumbat e kapën një në bark dhe një në këmbë.

Autori menjëherë është arratisur nga banesa, teksa është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.
Advertisement