Bota
Të pasurit dhe të fuqishmit në Rusi frikë nga pushteti i Putinit, alarmi vjen pas vdekjes së ministrit të transportit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shkarkoi Ministrin e Transporteve, Roman Starovoyt, pa dhënë shpjegime. Disa orë më vonë ai u gjet i vdekur. Sipas hetuesve, trupi i 53-vjeçarit u gjet në timonin e makinës së tij jo shumë larg zonës luksoze rezidenciale të Moskës.
Të pasurit dhe të fuqishmit e Rusisë tashmë janë në panik, pasi me këtë veprim iu kujtua se sa e pasigurt është jeta e tyre.
Sipas raportimeve të medias ruse, vetëvrasja e Starovoyt mund të ketë paraprirë një arrestim nga Komiteti Hetues. Rasti tregon shkallën e presionit mbi elitat e Rusisë në vitin e tretë të luftës me Ukrainën. Zyrtarët e lartë të Vladimir Putinit jetojnë në pasiguri të vazhdueshme, theksojnë analistët për mediat gjermane. Fakti që ata i përkasin elitës administrative të vendit tani është bërë një “kurth pa rrugëdalje”.
Më parë, në sistemin e Vladimir Putinit zbatohej rregulli që ata që janë besnikë dhe ruajnë marrëdhëniet e duhura me klanet përreth sundimtarit gëzojnë imunitet “de facto” nga ndjekja penale. Sistemi i dërgon vetëm tradhtarët në burg ose në jetën e përtejme.

