Kosova
Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën/ Sllobodan Georgiev për masat e Vuçiçit
“Kur është fjala për Kosovën, duhet të përballemi me të vërtetën” -keshtu tha gazetari serb Slobodan Georgiev për ‘FoNet’ dhe theksoi se Serbia ka humbur të gjithë autoritetin atje, se marrëveshja është arritur në masë të madhe dhe se Serbia në fakt tashmë e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Mendoj se nuk ekziston më asnjë ndërtesë, ndoshta vetëm universiteti në Mitrovicë ku ndodhet stema e Serbisë në Kosovë. Pra, kjo çështje ka përfunduar” – tha Georgiev, I cili beson se marrëveshja për Kosovën tashmë është arritur në Ohër vitin e kaluar dhe shtoi se e vetmja gjë që nuk e ka të qartë është se pse përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së thonë se duhet ende të punohet në të.
Mundësitë si për dialog ashtu edhe për konferencë ndërkombëtare janë shterur, tha Georgiev, ndërsa si paradoks të veçantë theksoi se Perëndimi që e krijoi Kosovën nuk ka dashur ta pranojë atë në Këshillin e Evropës.
“Unë supozoj se një dialog i ri mund të jetë për atë se si Serbia duhet ta njohë apo jo Kosovën, gjë që në fakt e ka bërë tashmë,” është i bindur Georgiev, I cilinuk ka as dilemë për Kosovën apo BE-në
I pyetur për formimin e Unionit të Komunave Serbe, Georgiev theksoi se as Petar Petkovic, nuk e përmend më.
“Prandaj nuk ka as dinarë, as tabela serbe, as targa, as letërnjoftime, as patenta. Kurti ka vendosur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin dhe tani po shkon në zgjedhje të reja” – ka theksuar Georgiev.