Rajon

Të premten hapet Kutia e Pandorës, ndryshon loja me Serbinë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk ka marrëveshje për dinarin në Kosovë, sepse nga Serbia po kërkohet që të heqë valutën e saj “në territorin e saj”, duke i paraprirë dialogut në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, Bislimi-Petkoviç, për të cilin tha se nuk ka asnjë pritshmëri.

“Ajo çfarë kam thënë është diçka me pasoja të mëdha dhe për këtë do të flas më hollësisht të premten. Nuk ka marrëveshje për çështjen e dinarit, ata po kërkojnë që ne të pajtohemi që të heqim valutën tonë në territorin tonë. Ne këtë nuk e bëjmë”, ka thënë Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me marrëveshjen e Brukselit dhe mundësinë e ndonjë progresi përsa i përket statusit të dinarit në Kosovë.

Vuçiç ka thënë se evropianët mund ta bëjnë këtë me forcë, së bashku me Kosovën, por se Serbia “do të gjejë një mënyrë” për t’i dhënë para popullit të saj.

“Nuk ka problem, ne do të luftojmë, njerëzit tanë do të luftojnë, por ju nuk do të mund të thoni se ne me këtë jemi pajtuar” – Ka theksuar presidenti serb, duke shtuar se kjo ndryshon të gjithë lojën në të ardhmen.

Me rastin e diskutimit të ardhshëm në Këshillin e Evropës për pranimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organ, Vuçic ka thënë se “do të jetë interesante”, por që të premten, kur të kthehet nga Brukseli, do të flasë për gjithçka.

“Do të paraqesë të dhëna për gjëra të ndryshme, shumica do të habiten, si në fushën e korrupsionit dhe krimit, por edhe në integrimet evropiane, situatën në marrëdhëniet me Kosovën, për gjithçka që po ndodh në Republikën Serbe, dhe që ka të bëjë me popullin serb. Po përgatitem për të premten” –  ka deklaruar Aleksandër Vucic.

TRENDING

Exit mobile version