Connect with us

Kosova

Të shohësh me sytë e Perëndimit/ Vuçiç, dhëndri i kërkuar

Deputeti i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, perceptohet në Bruksel dhe Uashington si një “bashkëbisedues i dobishëm që bën përparime të caktuara” kur bëhet fjalë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Vuçiç po bën lëvizje të tilla me tavolinat, që jep shpresë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të ndryshojnë. Tani ka një lloj shkëmbimi mes pritshmerive  të Brukselit dhe asaj që po ndodh në Serbi, dhe pritet që përfundimisht të njihet Kosova dhe këtë ta bëjë Vuçiç-i dhe partia e tij. E di që askush nuk do ta bëjë këtë në Serbi” – u shpreh deputeti i PE-së.

Groshelj, i cili ka qenë në krye të misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, ka shtuar se pret që Parlamenti Europian të reagojë shumë shpejt për këto zgjedhje dhe gjithçka që ka ndodhur lidhur me to, duke iu referuar parregullsive të shumta të bëra nga Partia Progresive Serbe, dhe se këto reagime, siç tha ai, nuk do të jenë në favor të Serbisë dhe autoriteteve serbe.

Ai thekson gjithashtu se diskutimi për zgjedhjet në Serbi do të jetë në agjendën e PE-së edhe para raportit përfundimtar të ODIHR-it dhe se do të reagojë edhe ndaj sulmeve të përfaqësuesve të qeverisë ndaj anëtarëve të misionit të ODIHR-it, veçanërisht ndaj Andreas Shider.

Duke komentuar thirrjet e disa eurodeputetëve për hetim ndërkombëtar të parregullsive zgjedhore në Serbi, Groshelj theksoi se kjo është një çështje e vendosur nga vendi ku organizohen zgjedhjet.

“Po jam i shqetësuar se do të mbizotërojë politika oportuniste evropiane, që do të thotë se ajo që i ndodhi Serbisë do të tolerohet” – theksoi Groshelj

Advertisement