Connect with us

Kronike

Të shtëna gjatë operacionit policor për kapjen e vrasësve, një shqiptar mes të arrestuarve

Policia boliviane ka ndërmarrë një operacion në San Miguel de Velasco, për kapjen e personave të dyshuar për një vrasje në San Ignacio. Gjatë operacionit ka ndodhur një shkëmbim zjarri, ku një persona ka arritur të arratiset pasi ka qëlluar ndaj forcave të policisë. Dyshohet se ai mund të jetë një nga autorët e vrasjes.

Mes të arrestuarve janë dy shtetas brazilianë, një paraguaian, një bolivian dhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat boliviane. Gjithashtu, në vendngjarje janë arrestuar edhe pesë gra. Braziliani i arrestuar rezulton të jetë Lourival Maximo Da Fonseca me precedentë në Brazil për trafik droge e armësh, organizatë kriminale dhe pastrim parash. Ai gjithashtu kërkohet në Paraguaj, Peru dhe Kolumbi.

Të arrestuarit janë transferuar në burgun e Santa Cruz.

Advertisement