Kronike
Të shtëna me armë në Durrës/ Plagoset 36-vjeçari, dy vite më parë i shpëtoi edhe një atentati (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua mbrëmjen e sotme në Durrës. • Nga të shtënat mbeti i plagosur 36-vjeçari, Arber Gorgeja. • Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle, në zonën mes Shënavlashit dhe Fllakës. • Sipas raportimeve autorët kanë qëlluar nga një automjet tip “Ford” në lëvizje. • I plagosuri ka marrë plagë në krahun e majtë. • Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital. • Ai ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa forca të shumta policie janë të pranishme në ambientet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes. • Goreja ka bërë me dije se është ndjekur nga një makinë tip “Ford” e cila më pas ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij dhe ka hapur zjarr. • Sipas tij ndaj tij është qëlluar 3 herë dhe ka marrë plagë në brinjë. • 36-vjeçari shprehet se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka asnjë konflikt. Sipas tij autorët mund ta kenë ngatërruar me persona të tjerë. • Më tej bëhet me dije se shënjestra ka mbetur i plagosur edhe dy vite më parë në një atentat.
3 artikuj për këtë temë.
Plagosja në Durrës, 36-vjeçari: ‘Ford’ erdhi paralel me makinën time, më qëlloi 3 herë! Nuk kam konflikte, ndoshta më ngatërruan me dikë tjetër
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. I plagosuri, Arbër Goreja ka bërë me dije se është ndjekur nga një makinë tip “Ford” e cila më pas ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Sipas tij ndaj tij është qëlluar 3 herë dhe ka marrë plagë në brinjë. 36-vjeçari shprehet se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka asnjë konflikt. Sipas tij autorët mund ta kenë ngatërruar me persona të tjerë.
“Isha duke ardhur në Durrës dhe mu afrua një makinë Ford e bardhë me portobagazh. Ndërkohë që po ecja, më erdhi paralel automjeti dhe më qëlloi tri herë me pistoletë. Mua më kapi një plumb në brinjë. Në fillim nuk po kuptoja nga shoku dhe më pas më nisi dhimbja. Makina më ndoqi disa metra dhe më pas ndaloi. Nuk i njoh autorët. Unë nuk kam konflikte të kaluara me persona të tjerë. Ndoshta më kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër“, tha ai.
Plagosja me armë zjarri në Durrës, 36-vjeçari i kishte shpëtuar edhe një atentati dy vite më parë
DURRËS- Të shtëna janë regjistrua mbrëmjen e sotme në Durrës ku mbeti i plagosur 36-vjeçari, Arber Gorgeja. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle, në zonën mes Shënavlashit dhe Fllakës.
Më tej bëhet me dije se shënjestra ka mbetur i plagosur edhe dy vite më parë në një atentat. Kjo rrit dyshimet se plagosja e sotme mund të jetë një përplasje e vazhdueshme mes palëve. Sipas raportimeve autorët kanë qëlluar nga një automjet tip “Ford” në lëvizje, duke e qëlluar 36-vjeçarin në krahun e majtë me pistoletë.
Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital. Ao ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa forca të shumta policie janë të pranishme në ambientet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes.
Plagoset me armë zjarri një person në Durrës, autori dhe shkaqet nuk dihen (EMRI)
DURRËS- Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës.
Sipas informacioneve, Arbër Goreja është plagosur teksa ishte në lëvizje. Ai ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.
DVP Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

