Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë në Vaun e Dejës, 39-vjeçari qëllon drejt makinës…

Pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme që kanë tronditur Shkodrën ditët e fundit, një tjetër rast që mund të kishte agravuar në një konflikt mes dy personave është parandaluar nga policia. Në pranga ka rënë një 39-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë drejt një makine të parkuar.  Mbrëmjen e djeshme, shërbime të Policisë Vau i Dejës kanë bërë të mundur parandalimin e një konflikti mes dy personave. Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, u vu në pranga shtetasi A. L.,  39 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në përdorim nga E. P. Në momentin e arrestimit, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Advertisement