Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë zjarri/ Arrestohet autori, por nuk gjendet pistoleta

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur rrugën “Xhorxh Bush” pas mesnatës së kaluar. Në pranga është vënë shtetasi M.P, 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Dyshohet se 34-vjeçari e ka hedhur pistoletën me të cilën ka qëlluar në lumë në Laknas, teksa blutë e kryeqytetit raportojnë se vijojnë kontrollet e pandërprera për gjetjen e armës së zjarrit.

Nga të shtënat me armë zjarri bëhet me dije se nuk ka patur dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Advertisement