Bota
Të shtëna me armë zjarri, mes të plagosurve dhe një foshnje
Nëntë persona u qëlluan, duke përfshirë një foshnje, gjatë një grindjeje të hënën mes dy grupeve pranë një zone të frekuentuar të plazhit në Hollywood, Florida.
Sipas mediave të huaja, policia ka arrestuar një person, por është ende në kërkim të një të dyshuari tjetër, i cili u përshkrua si një burrë me ngjyrë, u tha gazetarëve zëdhënësja e Departamentit të Policisë së Hollywood-it, Deanna Bettineschi.
Të lënduarit janë të moshës nga 1 deri në 65 vjeç.
Autoritetet thonë se të shtënat kanë ndodhur në një vendkalim këmbësorësh i mbushur me palma që përshkon plazhin dhe përmban restorante dhe dyqane.