Kronike
Të shtëna me armë zjarri në hyrje të Lezhës, plagoset një person (EMRI)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/11/POLICIA-18.jpg)
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e kësaj të marte në hyrje të qytetit të Lezhës. Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Egzon Gega.
Gega është dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe detaje të reja pritet të dalin në vijim.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)