Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë zjarri në Korçë! I moshuari mbyllet në banesë, policia rrethon zonën

Korçë-Të shtëna me armë zjarri ka pasur paraditen e sotme në Korçë.

Autori i identifikuar si Edmond Naska ka qëlluar 3 herë me armë në lagjen nr.15 të qytetit.

60-vjeçari ka qëlluar nga ballkoni i banesës që ndodhet në katin e parë.

Sipas raportimeve të para nuk ka njerëz të plagosur. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Ata kanë rrethuar të gjithë zonën, ndërsa pritet të dorëzohet shtetasi.

Aktualisht autori është mbyllur në banesë.

Advertisement