Connect with us

Bota

Të shtëna me armë zjarri në një festë, një i vdekur dhe 12 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në SHBA gjatë një festë në Oklahoma. Si pasojë e të shtënave  një peroson ka humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia e Oklahoma City tha se duket se ka pasur një trazirë që çoi në të shtëna të shumta brenda dhe jashtë qendrës së ngjarjeve. Emrat dhe mosha e personave të përfshirë në incident nuk janë bërë ende të ditur.

Të dyshuarit aktualisht nuk dihen, por disa persona janë arrestuar, sipas forcave të rendit. Hetimi aktualisht është aktiv dhe në vazhdim.

“Ne jemi në proces të intervistimit të dëshmitarëve. Ne do të japim më shumë detaje kur t’i marrim ato,” thanë autoritetet.

Advertisement