Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë zjarri në Paskuqan, dhëndri qëllon drejt familjes së gruas, ka disa viktima

Të shtëna me armë zjarri në Paskuqan të Tiranës janë raportuar mesditën e sotme. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pritet që më tej të zbulohen detaje. Burime për gazetarin e NTV.AL  bëjnë me dije se ka të paktën 2 të vdekur.

Lajmi në përditësim…

Ora 13:14

Dhëndri qëllon me armë zjarri drejt familjes së gruas në Tiranë, të paktën 2 viktima

1674831653_ambulanca.jpg
NTV.AL mëson se dhëndri ka qëlluar me armë zjarri drejt familjes së gruas së tij. Nga të shtënat mësohet se të vdekur kanë mbetur 2 persona.
Mësohet se ish-dhëndri është identifikuar si Dan Kutra.
Advertisement