Connect with us

Kronike

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, si u fshinë pamjet e kamerave të sigurisë (Dinamika)

Është zbardhur ngjarja e së premtes mbrëma në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese.

Sipas hetimeve, konflikti mes personave të përfshirë ka nisur disa ditë më parë, pas një përplasjeje për motive të dobëta mes E. C. dhe B. B. Gjatë atij incidenti, E. C. dyshohet se dëmtoi xhamin e automjetit të B. B.

Më 28 nëntor, situata është përshkallëzuar, duke përfshirë edhe Xh. B. dhe Sh. B. Në këtë moment, dyshohet se është qëlluar me armë në drejtim të banesës së një 66-vjeçari, ku jeton E. C. Megjithatë, ky i fundit nuk ka bërë kallëzim për të shtënat.

Ndërkohë, D. K., banesa e të cilit ndodhet pranë vendit të ngjarjes, dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë, duke penguar verifikimin e plotë të dinamikës së episodit.

Për këtë çështje janë proceduar penalisht B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç dhe E. C., 24 vjeç. Në kërkim janë shpallur Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç, të afërm të B. B.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,

-u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..

Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.

Advertisement