Kronike
Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, reagon policia
Të shtëna me armë zjarri u raportuan pak minuta më parë nga lagja Guerrile e Shkodrës. Gazetari i NTV.AL, bëri me dije se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër, ndërsa nga të shtënat shtënat një plumb rikoshet ka qëlluar shtëpinë e një efektivi të policisë së Shkodrës. Ky i fundit sapo ka dëgjuar të shtënat ka lajmëruar menjëherë policinë. Policia në reagimin e saj bën me dije se ka qenë një shtetas që ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa “blutë” kanë ngritur pika kontrolli për të kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes