Connect with us

Aktualitet

Të tre kryen marrëdhënie me një 13-vjeçare/ Policia në kërkim të 30-vjeçarit, procedohen edhe dy të mitur

 Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit. Mësohet se ai është në kërkim pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Vajza sipas policisë është 13 vjeç.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy 15-vjeçarë pasi dyshohet se edhe ata kanë kryer marrëdhënie me të miturën. Policia po vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim i cili është identifikuar me inicialet F.S.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement