Pinknews
‘Të vdektë fëmija’, shokon Sindi i Për’puthen
Sindi Loci është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më aktive në rrjetet sociale. Prej disa kohësh, ajo poston në profilin e saj “Instagram” fotografi ku shfaqet shumë seksi dhe provokuese.
Ndjekësit e saj e kanë vënë re këtë detaj dhe herë pas here e kritikojnë. E një gjë e tillë ka ndodhur edhe me postimin e fundit të Sindit.
Ajo shfaqet e veshur me një palë pantallona dhe një palë reçipeta që gati i tregojnë gjoksin. “Megalluks, kriminele”, ka shkruar Loci bashkëngjitur me foton që ka marrë shumë pëlqime dhe komplimente.
Por ka edhe shumë fansa që e kanë kritikuar për veshjen dhe ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë ka vendosur që t’u përgjigjet paksa ashpër.
“Të raft pika ty ishalla se le nam aguridhe ngele ti”, i ka shkruar një ndjekëse.
Menjëherë ka reaguar Sindi e cila ka bërë një koment aspak të përshtatshëm sipas ndjekësve.
“Qyqja mi, t’vdekt fëmija mi se mjerë ai ça none negative paska… Robi në punë të vet, vjen edhe të mallko ti, hej Zot”, shkruan Loci.
Një tjetër më pas i kthehet ish-konkurrentes së “Për’puthen”: “Ç’ke me fëmijën o debile femër” dhe Sindi i kundërpërgjigjet: “Pse mi unë s’jam fëmija i dikujt. Ça robsh jeni”.