Connect with us

Kosova

‘Të vijë në Parlament’/ Krasniqi: Kurti përgjegjës për situatën

Opozita në Prishtinë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e tensionuar, pas pretendimeve se janë arrestuar 3 policë të Kosovës nga forcat serbe.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kjo nuk është një situate normale ku mund të diskutohen çështjet që ndodhen në rendin e ditës. Ai ka kërkua lirimin e menjëhershëm të tre oficerëve.

“Prioritet duhet të jetë kthimi i policëve tanë në Kosovë. Kryetar ju lutem që ta kontaktoni kryeministrin Kurti që ta ftoni në një seancë sot për të raportuar se cilat janë veprimet e Qeverisë që janë duke ndërmarr për për kthimin e policëve tonë, por edhe për situatën e sigurisë,”- u shpreh Krasniqi.

Ndërkaq edhe shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi tha po ashtu se edhe LDK e kërkon një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me këto zhvillime.

“Kërkojmë që kryeministri të vijë në një seancë të veçantë raportuese dhe të raportojë për situatën në veri, për gjendjen e zyrtarëve policor për aq sa ka informata, për veprimet dhe masat që janë ndërmarrë dhe po ashtu ne si kuvend jemi të gatshëm të marrim masa dhe veprime të nevojshme për këtë çështje.Gjithashtu t’i raportojë Kuvendit të Kosovës lidhur me raportet me ShBA-në dhe vendet e BE-së. Sepse e kemi parë qëndrimet zyrtare të SHBA-së dhe BE-së, lidhur me mundësinë e masave ndëshkuese për institucionet e Kosovës, e cila është një ngjarje shumë shqetësuese, e cila nëse ndodh do të jetë shumë e rëndë dhe e patejkalueshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, -ka thënë Arben Gashi.

Advertisement