Bota
Të vrarë dhe të plagosur/ Dyshime për sulme terroriste në Spanje dhe Gjermani

Një burrë i armatosur me një hanxhar vrau një prift dhe plagosi 4 persona në dy kisha në Algeciras, në Spanjën jugore. Ndërkohë policia po heton dhe nuk përjashton të jetë një sulm terrorist. Agresori u arrestua dhe u çarmatos nga policia dhe sipas raportimeve të mediave lokale, ai është një dyzet vjeçar me kombësi marokene.
Burri fillimisht ka hyrë në kishën e San Isidro-s dhe ka sulmuar priftin duke e plagosur rëndë. Më pas ai u drejtua drejt kishës Nuestra Segnora de La Palma, që ndodhet pak minuta më tutje, duke shkaktuar fillimisht dëme materiale, më pas duke goditur një tjetër prift. Ky i fundit ka tentuar të arratiset, por është arritur nga agresori, i cili i ka shkaktuar disa goditje me hanxhar duke e vrarë. Sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve Efe, policia deklaroi se vrasësi përpara akteve kishte thirrur disa fjalë pyese në gjuhën e vet.
2 persona u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën edhe në Gjermani gjatë një sulm me thikë në një tren rajonal në Gjermaninë veriore. Një nga pasagjerët, një burrë midis 20 dhe 30 vjeç, filloi të godiste me thikë udhëtarët në tren, për arsye ende të pa verifikuara, por policia nuk e përjashton mundësinë e një akti terrorist.

