Connect with us

Pinknews

“Të vras Luizin…”/ Banorët diskutojnë qëllimet në BBV

Teksa po qëndronin në dhomën e ndenjes, Kristi ka pyetur disa banorë aty se çfarë duan nga ky “Big Brother VIP” dhe secili dha përgjigjen e vet.

Armaldo Kllogjeri u shpreh se ka “shkuar në BB VIP për të bërë emër të mirë në publik. Nga ana tjetër, Amosi shprehet se ‘ka ardhur për të vrarë Luizin” dhe më pas shton se është shaka.

Kur Kristi pyeti Dea Mishel se çfarë do, Luiz Ejlli ndërhyn dhe thotë: “Amosin, të gjithë kanë qëllimet e veta”. Më pas vetë Dea përgjigjet: “Për të njëjtën arsye si maestro, për tu njohur pak më tepër”.

“Unë dua të kënaqem, të krijoj eksperiencën më të bukur të jetës sime”, vijon më pas Olta Gixhari.

Pasi kjo e fundit mbaroi fjalinë, Luizi ia pret: “Domethënë veç unë dua me iu nxjerrë jashtë” dhe Olta i kthehet: “Jo, edhe unë dua me të nxjerrë jashtë, tani e kam edhe unë qëllim”.

“Po thuaje pra, ça thoni ‘kam ardhur me bërë emër të mirë, kam ardhur me u kënaq, me kaluar mirë, me u njohur”, tha Luizi të cilit Gixhari i kthehet: “Qëllimet rrugës sigurisht që shtohen”.

Advertisement