Connect with us

Kosova

Të vret natën, të vajton ditën/ Haradinaj thotë se Kurti vodhi sistematikisht që nga ardhja në pushtet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, teksa ka përmendur korrupsionin gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se që nga ardhja e tyre në pushtet “në formën më tinzare e në mënyrë sistematike” kanë “plaçkitur” popullin e Kosovës.

“Kur flet Kurti për korrupsionin, me vjen ndermend shprehja popullore – ‘të vret natën e të vajton ditën’. Që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit dhe Vetevendosjes, me mashtrime dhe në formën më tinzare, si edhe në mënyrë sistematike, vodhën popullin e Kosovës” – ka deklaruar Haradinaj.

Ai  ka folur edhe për kontratat e klasifikuara, duke shtuar se “asgjë nuk do ta ndalojë deklasifikimin e këtyre kontratave dhe asgjë nuk do të ndaloje konfrontimin e vjedhjeve të tyre” ndaj qyetarëve te Kosovës.

“E shpejtë do të jetë dita kur lufta kundër korrupsionit do të filloj, dhe ‘vajtuesit e ditës’ do të shihet se janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi” – theksoi Haradinaj.

Kujtojme se zgjedhjet e rregullta parlamentare ne Kosove do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Advertisement