Kosova
Teatri absurd Kosovë-Serbi, nuk ka asgjë pa dëshirën e Kurtit
Menaxherja e programit të OJQ-së, Nisma Sociale, Milica Andriç Rakiç nuk pret të ketë ndonjë progres në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe as se do ndërmerren hapa konkretë në lidhje me themelimin e Unionit të Komunave Serbe, as gjatë mandatit të zgjatur të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.
“Vazhdimi i mandatit të Lajçakut është para së gjithash një akt kolegjial i vullnetit të mirë nga Borell, ndaj personit që do ta zëvendësojë atë në atë post, gjegjësisht përfaqësuesit të lartë të ardhshëm të Bashkimit Evropian” – deklaroi Rakiç duke shtuar se nuk është reale që të ketë përparim në dialog, madje as në çështjen e aaociacionit-së deri në fund të mandatit të Lajçakut, veçanërisht pasi janë shpallur zgjedhjet në Kosovë në vitin 2025.
“Gjithçka që mund të duam, do të duhet të presim nga fillimi i vitit të ardhshëm. Pasi të zgjidhet presidenti amerikan dhe të krijohet administrata amerikane. Deri atëherë, ne mund të presim vetëm që kriza të kontrollohet dhe realisht nuk shoh hapësirë për ndonjë zgjidhje politike. Në rast se në mandatin e qeverisë së re të Kosovës do të kemi një qeveri të Vetëvendosjes që do të jetë sërish e pavarur nga partnerë të mëdhenj të koalicionit, as atherë nuk mund të ndodhë formimi i asociacionit-së”, theksoi Rakiç