Connect with us

Aktualitet

Teatri në SPAK/ Merret në pyetje drejtori Hervin Çuli

SPAK ka marrë në pyetje drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Pasi qëndroi për më shumë se 2 orë në SPAK, mendohet se është pyetur për rrethanat e shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të 17 majit 2020.

Rreth orës 04:30, dhjetëra forca policie rrethuan godinën e zbrazën për t’iu lënë më pas vendin fadromave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që nisën rrafshimin e të dyja godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar, ligjërisht një kompleks.

Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë u shoqëruan për disa orë në komisariat, por më pas u liruan.

Advertisement