Connect with us

Sport

Telenovelës “Broja” po i vjen fundi! Sulmuesi shqiptar qëndron në Angli, do të huazohet te…

Armando Broja duket se i ka dhënë zgjidhje të ardhmes së tij, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që do të qëndrojë në Premier League.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka treguar se 22-vjeçari shqiptar ka pranuar të huazohet te skuadra e Ipswich Toën.

Pasi Chelsea u dorëzua ta shiste këtë verë, palët kanë rënë dakord që ai të huazohet dhe duket se Ipswich është zgjedhja e duhur.

Gjithashtu kanë rënë dakord që “Traktorët” do ta transferojnë Brojën verën e ardhshme për 30 milionë paund, me kushtin nëse arrihet mbijetesa.

Çdo gjë pritet të konfirmohet shumë shpejt, me huazimin e Brojës që do të ndodhë këtë javë.

Advertisement