Aktualitet
Temperatura deri në 26 gradë celsius
Moti do të jetë i qëndrueshëm, fenomeni i mjegullës në mëngjes përgjatë zonës verilindore dhe luginat e lumenjve, gjatë ditës me kthjellime.
Temperaturat minimale parashikohen 6-13 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 19-22°C në veri deri në 23-26°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.