Connect with us

Kosova

TEMPERATURA NE SHPERTHIM/ Serwer pesimist, alarmon për situatën në Veri

Daniel Serwer, duke folur per dialogun Kosove-Serbi shprehu dyshime për mundësitë e përparimit në të ardhmen e afërt. Ai e cilësoi ate si një lloj “dialogu teknik”, i cili ka dështuar të sjellë rezultate konkrete për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2013.

“Sigurisht qe dialogu mund të bëhet në çfarëdolloj kushtesh, por kushtet aktualisht janë goxha të rënda dhe nuk pres ndonjë rezultat të madh. Ka një administratë amerikane që pritet të vijë në janar, pastaj edhe të rinjtë që kanë ardhur në BE. Më duket që në situatën aktuale ajo që mund të shpresohet nga dialogu para fillimit të vitit të ardhshëm është që njerëzit të flasin në mënyrë të sinqertë me njëri-tjetrin duke u përpjekur për të ulur temperaturën me aq sa munden dhe duan, por që rezultate reale në dialog apo progresi drejt normalizimit e pastaj edhe drejt njohjes nuk besoj se do të jetë i mundur para fillimit të vitit të ardhshëm. Madje, kam dyshimet e mia po ashtu se njohja do të jetë e mundur me presidentin Vuçiq në pushtet në Beograd”, theksoi Serwer.

“Pres qëshefja e re e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas të shtoje perpjekjet të ulë temperaturën e rritur ne marredheniet mes dy vendeve dhe të theksojë se duhet të ketë llogaridhënie incidentin e fundit ne Zubin Potok dhe ato q kane ndodhur ne te shkuaren. Llogaridhënie është kërkuar ndaj Kosovës per veprimet e njeanshme ne Veri, por asgjë nuk është bërë kundrejt kundërvajtjeve goxha të rënda të Serbisë. Besoj se ka goxha shumë hapësirë që BE-ja ta forcojë qëndrimin kundër Beogradit dhe do të shpresoja që pastaj edhe amerikanët ta ndjekin ne këtë hap”, theksoi Serwer. Ndërkaq, persa i përket administratës së presidentit amerikan Trump, ai potencoi se nuk beson se Ballkani Perëndimor do të jetë prioritet, por u shpreh se Kosova duhet të ketë durim dhe të presë janarin dhe fillimin e punës së presidentit Trump.

 

Advertisement