Aktualitet
Temperaturat arrijnë deri në 21 gradë
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në jug dhe juglindje.
Temperaturat minimale parashikohen 6-11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 11-13°C në veri , 19-21°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 12 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.