Connect with us

Bota

Temperaturat e larta/ Shkrihet akullnaja 80 km katrorë në Zvicër

Nga lart është e vështirë të vërehet shkrirja e akullnajës Aletsch, e cila mbulon më shumë se 80 kilometra katrorë dhe është më e madhja në Zvicër.

Megjithatë, shenjat e ndryshimit të klimës janë aty. Këto janë mbetjet e një avioni që u rrëzua këtu në vitin 1968 dhe që kanë dalë në sipërfaqe këtë muaj pas zhdukjes së shtresës së trashë të akullit.

“Akullnajat po zhduken, dhe nëse vazhdohet kështu, në vitin 2090 do të mbeten vetëm 10%.
Muajt ​​e fundit, mbetje njerëzore janë gjetur në zona të ndryshme të Alpeve” – thotë një udhërrëfyes.
Efektet e ngrohjes globale janë gjithashtu të dukshme në Les Diablerets, në 3000 metra mbi nivelin e detit, ku tani mund të shihet një rrugë që ishte e mbuluar me akull që nga koha e Perandorisë Romake.
Shkencëtarët po analizojnë me kujdes ndryshimet që po pëson vendi, për të parashikuar më mirë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *