Aktualitet
Temperaturat ekstreme, zjarri përfshinë Golemin, flakët po përhapen me shpejtësi
Fshati Golem i Lushnjës është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Bëhet me dije se flakët kanë marrë përmasa të mëdha edhe për shkak të erës së fortë.
Për pasojë zjarri ka nisur pranë shinave të hekurudhës e më pas është përhapur me shpejtësi në zonë. Banorët e zonës u treguan të gatshëm në mbajtjen nën kontroll të flakëve ndërsa në vendngjarje ka arritur edhe zjarrfikësja e policia.