Connect with us

Aktualitet

Temperaturat “përvëluese”/ Efektivët e policisë shpërndajnë shishe uji për qytetarët dhe turistët

Shqipëria është përfshirë nga një valë afrikane, që ka sjellë temperatura ekstreme në këtë ditë vere.

Teksa termometri ka arritur deri në 41 gradë Celsius, e rëndësishme është që të gjithë të tregojnë kujdes, duke shmangur lëvizjet në orët e pikut dhe duke konsumuar lëngje. Në qytetin e Krujës, për këtë janë kujdesur edhe efektivët e policisë, të cilët kanë shpërndarë shishe uji për qytetarët dhe turistët.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një vide, ku shihen punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilët i ofrojnë shishe uji të ftohta.

Advertisement