Connect with us

Kronike

Tensione në Kosovë

Barrikada dhe postblloqe këto ditë kanë vazhduar të ndërtohen në veri të Kosovës, ku tensioni ndëretnik është gjithnjë edhe më i lartë. Popullata e serbëve lokalë proteston kundër arrestimit të tre serbëve të akuzuar për terrorizër terrorizëm Kosova akuzon Serbinë se po kërkon pretekste për të krijuar incidente, të cili do të justifikonin një ndërhyrje të armatosur të Beogradit.

Sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, barrikadat janë vetëm reagim ndaj provokimeve të palçs kosovare. “Prishtina kërkon të përjashtojë serbët nga Kosova” – deklaroi Vucic Presidenti serb gjithashtu ka urdhëruar gjendjen e gatishmërisë maksimale për ushtrinë, duke kërkuar që trupat të jenë të gatshme për të ndërhyrë në terren për të mbrojtur serbët e Kosovës në rast dhune. Tensionet tani po bëhen edhe fetare. Vuçiç është takuar në Beograd me patriarkun ortodoks serb Porfirije, të cilit i është ndaluar hyrja në Kosovë nga autoritetet e Prishtinës.

Porfirije synonte të shkonte në Pejë, selia e patriarkanës serbe në Kosovë dhe që konsiderohet për ortodoksët serb si Vatikani për katolikët Të gjitha përpjekjet evropiane për të gjetur dialog kanë dështuar dhe tani shumë kanë frikë nga një konflikt i ri i armatosur në Ballkan. Ndërkohë, ndërsa Rusia mbron Serbinë duke folur për një “vend sovran”, qeveria gjermane denoncon “retorikën nacionaliste” të Beogradit dhe forcimin e pranisë ushtarake serbe në kufirin me Kosovën, që sipas Berlinit dërgon një “sinjal të keq”.

Advertisement