Connect with us

Politike

Tensione në Kuvend/ Bardhi-Ramës në Kuvend: Pse nuk je në Davos si Vjosa Osmani?

Debatet në Kuvendi i Shqipërisë u tensionuan sërish këtë të martë, me procedurën e ndjekur për të ashtuquajturin Bord i Paqes në qendër të diskutimeve dhe, në veçanti, me mungesën e firmës së Kryeministrit në dokumentacionin e paraqitur për ratifikim.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ngriti pikëpyetje se përse në dosjen e dorëzuar Kuvendit mungon firma e Kryeministrit, çka e bën të pakuptimtë dhe juridikisht të diskutueshme nisjen e procedurës së ratifikimit parlamentar.

“Pyetja është shumë e thjeshtë, a e ka nënshkruar Kryeministri marrëveshjen, sepse Kuvendi hyn në procedurë miratimi vetëm pasi marrëveshja të jetë nënshkruar”, theksoi Bardhi, duke shtuar se në dokumentacionin zyrtar nuk rezulton një firmë e tillë. Ai vuri në dukje se marrëveshja është nënshkruar në Davos nga Vjosa Osmani, në cilësinë e Presidentes së Kosovës, së bashku me Presidentin amerikan Donald Trump dhe vendet themeluese të nismës.

Bardhi kërkoi shpjegime se përse Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ishte i pranishëm në Davos për të nënshkruar marrëveshjen, ndërkohë që Kosova ishte përfaqësuar në nivel presidenti. “Pse Presidentja Osmani ishte sot në Davos me iniciuesin e Bordit të Paqes, ndërsa Kryeministri i Shqipërisë ndodhej në sallën e Kuvendit”, u shpreh Bardhi.

Advertisement