Connect with us

Aktualitet

Tensione në protestën e Bërxullës, të moshuarit shtrihen në rrugë: Të na ngrejë Rama

Gjatë protestës në Bërxullë disa prej protestueseve të moshuara kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke u shtrirë në rrugën e makinave.

Ato kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.

Të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar përplasjet me fjalë me policinë që ka kërkuar vazhdimisht largimin e tyre nga aksi dhe ka tentuar edhe zhvendosjen e tyre me forcë.

 

Advertisement