Connect with us

Aktualitet

TENSIONE në selinë blu! Sot ‘skadon’ afati, ç’do ndodhë në PD?

TIRANË– Sot mbaron afati që Grupi i Rithemelimit të PD, i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, i dha Lulzim Basha për të liruar selinë blu.

Grupi i Rithemelimit të PD, i komunikoi Lulzim Bashës vendimin e më shumë 43 mijë demokratëve që e shkarkuan atë me votë dhe kërkoi prej tij që në datë 5 janar të lironte zyrën dhe të merrte “plaçkat”.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha është shprehur i prerë. “PD-ja është e demokratëve dhe e të gjithë shqiptarëve, dhe nuk mund të përdoret për interesat personale të Sali Berishës”ka thënë ai.

Ndërsa ditën e djeshme ka pasur një përplasje virtuale mes Komisionit të Rithemelimit dhe PD të Bashës. Komisioni i Rithemelimit tha se Basha Partinë Demokratike po e kthen në një bunkier.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *